Home / Aktualitet / Gjuzi: 2887 policë janë me diploma false, edhe efektivi që vrau Klodian Rashën

Gjuzi: 2887 policë janë me diploma false, edhe efektivi që vrau Klodian Rashën

Seanca e kësaj të hëne në Kuvend ishte thirrur nga deputetët e opozitës së re. Në mungesë të kryeministrit Rama i cili këtë të hënë do të zhvillojë një takim  me presidenten e Komisionit Evropian, u përgjigjën ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Deputeti, Kujtim Gjuzi foli rreth vrasjes së Klodian Rashës,  për të cilën tha se polici që qëlloi të riun, Nevaldo Hajdaraj ishte me diplomë false në polici. Gjithashtu Gjuzi kërkoi që të gjithë deputetëve t’iu kryhet testi i drogës.

“2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam. Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës”, tha Gjuzi.

Pas deklaratës së Gjuzit, replikoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se për shkak të protestave janë dëmtuar 46 policë dhe nga procedimet penale për tubim të paligjshëm janë 578, nga të cilët 97 të arrestuar dhe 4 janë të mitur të moshave 14-18 vjeç. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjeç 5 persona.

“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, tha Çuçi ndër të tjera.

(R.G/Faxweb.al)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + three =