Home / Aktualitet / Gjobiten 690 qytetarë pasi u kapën pa maska mbrojtëse

Gjobiten 690 qytetarë pasi u kapën pa maska mbrojtëse

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

Ndëshkohen me nga 5.000.000 lekë, 2 shtetas që organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.

Masë administrative 1.000.000 lekë për administratorin e një subjekti që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 690 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Check Also

Aksident tragjik në aksin Levan-Vlorë, humb jetën një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Vlorë-Levan, ku një automjet ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 15 =