Home / Editorial / Gjoba 110 milionë euro në favor të Bechetit është veç e para

Gjoba 110 milionë euro në favor të Bechetit është veç e para

Nga Xhovan SHYTI –

Të premten është njoftuar se Shqipëria e ka humbur përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar prej tij për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015, dy vite pasi në krye të qeverisë ishte ngjitur “rilindasi” Edi Rama.

Kalimi i çështjes në Arbitrazhin Ndërkombëtar erdhi pasi vendimi i qeverisë për mbylljen e TV “Agon” ishte arbitrar, i pambështetur në ligj por i rrjedhur nga qënia e tij kundër politikave të Kryeministrit.

Në vendimin e dhenë në muajin prill 2019 Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), një gjykatë arbitrazhi kjo, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë me detyrimin për ti paguar Francesco Bechetit 110 milionë euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte e “motivuar politikisht”. Po të njejtin vendim la në fuqi edhe shkalla e fundit e Arbitrazhit, duke na bërë të kuptojmë se  etjen e Kryeministrit për të kënaqur ambiciet e veta ne shqiptarët e ndershëm , që e shkojmë jetën me djersën e ballit, na duhet ta paguajmë me heqjen e miliona eurove nga buxheti i mbushur me kontributet tona.

Miliona euro detyrime ndaj palëve të cënuara nga arbitrariteti I Kryeministrit,  me të cilat qeveria do të shlyejë të tjera gjoba qindra milionëshe që presin në rradhë. Sepse110 milionët e Bechetit janë veç nisja e një sage që s’dihet sa do të vijojë. Pasi pas tij në rradhën e Arbitrazhit Ndërkombëtar janë edhe dosjet e pesë kompanive të tjera viktima të Edi Ramës, e që kërkojnë kompensim për thyerjen e paligjëshme të kontratave.

Referuar burimeve nga Qendra Nderkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), mësohet se qeveria Rama ka çështje të hapura në Arbitrazhin Ndërkombëtar, për detyrime kompensuese, përveçse ndaj kompanive “ BECHETI”, edhe  ndaj  “ACTOR  & COPRI”, 45 milionë euro, “DONDI & CUBOTA”, 90 milionë euro, “ARKA ENERGY BV- AKËRNIA”, 110 milionë euro, “DURRËS KURUM SHIPPING”, 100 milionë euro, “VALERIA ITALIA S.R.L”, 559 mijë euro.

Gjithsej shuma totale shkon në: 453.5 milionë euro detyrime, të rrjedhura nga cënimi antiligjor prej qeverisë shqiptare të kryesuar për tetë vite rresht nga i njejti njeri, Edi Rama, ironikisht kërkues me ngulm edhe i një mandati të tretë.qeverisës, që nëse e fiton, mund të na zhysë në një kolaps ekonomiko-financiar të paparë deri më sot. Kolaps i cili nuk shërrohet as me vaksinat, as me “gojështhurrjen”, as me llogjet e hojnat e Kryeministrit,  por me rritjen në stratosferë të tatimeve e taksave, që do të na i rrënojnë edhe më portofolat tanë që edhe sakaq janë të holluar për ibret./ Arberianews.net

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =