Home / Bota / Gjigandi amerikan bankar transferon gabimisht 175 milionë dollarë, i kërkon gjykatës …

Gjigandi amerikan bankar transferon gabimisht 175 milionë dollarë, i kërkon gjykatës …

Gjigandi amerikan bankar, Citigroup së fundmi është përballur me një problem të madh, pasi gabimisht ka transferuar 175 milionë dollarë për Menaxhimin e Brigadës Kapitale, dhe fondi i mbrojtjes nuk i ka kthyer paratë.

Citigroup ngriti një proces gjyqësor të hënën në Qarkun Jugor të New York-ut, duke kërkuar kthimin e fondeve për të cilat tha se ishin transferuar në një “gabim operacional”.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se paratë janë pjesë e 900 milionë dollarëve që banka u transferoi në mënyrë aksidentale kreditorëve të kompanisë kozmetike.

Në reagimin e tij, Citigroup bën me dije se në lidhje me këtë duhet të dërgonte vetëm 1.5 milionë dollarë Brigade Capital, por pas gabimit operacional, ka ndodhur që të bëhet transferimi gabimisht i shumës 175 milion dollarë .

“Kur Citibank zbuloi gabimin, menjëherë u kërkoi marrësve që të kthejnë paratë e saj,” thuhet në një deklaratë të bankës së tretë më të madhe të Amerikës.

Një pjesë e përfituesve të këtyre parave të transferuara gabimisht i kanë kthyer tashmë ato, por Brigade jo. Citigroup këmbëngul se paratë i takojnë bankës dhe jo Revlon-it./abcnews.al

Check Also

Nga 800 në 8000 dollarë në javë, si u bënë ‘të pasur’ infermierët nga pandemia e Covidit

Në një kohë kur pandemia ka prekur të gjithë botën, infermieret dhe mjekët janë ata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + nineteen =