Home / Kulture / Gjetja e mesatares se perkryer per blerjen e librave

Gjetja e mesatares se perkryer per blerjen e librave

Erlind Sulko

Një nga problemet kryesore të botimeve bashkëkohore të librave të rrallë e të bukur është se janë shumë të shtrenjtë. Jo sepse botuesit e tyre duan të vjedhin blerësin, por pasi botimi i tyre afërmendsh kërkon kohë, mund, dashuri, përkushtim, vuajtje dhe flijim.

Si pasoj e çmimit të shtrenjtë, këto botime të hijshme blihen nga njerëz të çmendur si puna ime që futen edhe nëpër borxhe për to, pasanik që i blejnë sa për t’u dukur, ose institucione shtetërore si biblioteka apo universitete që i mbështesin.

Një nga lëvizjet e reja në botën e botimeve për ta tejkaluar këtë problem është gjetja e një lloj mesatareje të përkryer: ku libri është edhe hijshëm, por edhe jo i shtrenjtë. Në Kanada ka dy shtëpi botuese që kanë filluar pikërisht ta bëjnë këtë gjë: The Porcuipine’s Quill e cila boton libra me ilustrime, apo edhe Coach House e cila ka krijuar letrën e saj të veçantë që mund të preket vetëm nëpër librat e saj.

Pikërisht këtë të mesme të përkryer ka arritur edhe shtëpia botuese Mariner Books, me qendër në Boston të Amerikës, me botimin e mëposhtëm të librit Qytet e Padukshme të Italo Kalvinos. Ajo që më pëlqeu jashtë mase në këtë botim është origjinaliteti. Edhe vetë ballina është shndërruar në një qytet të padukshëm, brenda së cilës është burgosur një zog.

Por edhe më origjinale se sa ballina, më duket faqosja. Numërimi i faqeve të librit nuk është vendosur në fund të faqes, por anash faqes dhe paralel me numrin e kapitullit. Kjo faqosje është shumë herë më e këndshme për syrin, pasi kur e shfleton librin nuk duhet të ngrish sytë lart e poshtë për të vështruar se në cilin kapitull apo faqe je.

Libri i mëposhtëm e tregon edhe një herë që librat e bukur nuk duhet të jenë se s’bën të shtrenjtë, nëse botuesit kanë fuqinë e përfytyrimit,- jo vullnetin e nënshtrimit.

Librat e hijshëm janë një marrëzi hyjnore që ngren krye kundër llogjikës së plotfuqishme të tregut.

Check Also

Majtistët Europian po ua kthejnë shpinën sepse Kurdët u mbështetën te Amerikanët. Një tjetër tradhëti e pështirë.

Slavoj Zizek Më shumë se 100 vite më parë, Karl May shkruajti një bestseller, Through …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + two =