Home / Aktualitet / Gjermania vendos buxhet rekord për 2021 në NATO

Gjermania vendos buxhet rekord për 2021 në NATO

Gjermania i ka raportuar NATO-s një buxhet rekord ushtarak prej 53 miliardë eurosh për vitin 2021.

Kjo është 3.2 për qind më shumë se në vitin 2020, kur buxheti për ushtrinë arriti në 51.4 miliardë euro, raporton agjencia e lajmeve dpa, citon tagesschau.

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ata shpresojnë që rritja e buxheteve të vendeve si Gjermania do të lehtësojë mosmarrëveshjen transatlantike mbi shumën e shpenzimeve të përbashkëta të mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kohët e fundit deklaroi se pret presion nga presidenti i ri amerikan për këtë çështje.

“Të gjithë presidentët amerikanë në dekadat e fundit kanë avokuar për buxhete më të mëdha ushtarake të partnerëve evropianë të NATO-s”, tha Stoltenberg.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

COVID/ Një variant i ri më vdekjeprurës po alarmon ekspertët

Varianti i koronavirusit i identifikuar në Kaliforni, është më infektues sesa lloji origjinal i virusit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =