Home / Kryesore / Gjendet zgjidhja edhe për tullacërinë

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Gjendet zgjidhja edhe për tullacërinë

tullac-620x330

Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga tullacllëku, por edhe nga djegie të ndryshme në lëkurë apo problem të tjera.

Shkencëtarët japonezë pretendojnë se kanë gjetur kurën për tullacllëkun duke i rritur flokët në laborator. Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve.

Kjo lëkurë mund të djersitë dhe të rriten flokët. Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe ka rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulor në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.

Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale. Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale.

Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga tullacllëku, por edhe nga djegie të ndryshme në lëkurë apo problem të tjera.

Personat që kanë humbur flokët nga trajtimi i kimioterapisë mund të përfitojnë gjithashtu nga kjo gjetje e re. Sigurisht, shkencëtarët pranojnë se duhen pak vite që ta sjellin këtë kurë të re tek njerëzit. Studimi është publikuar tek revista Science Advances

Check Also

Fshehu drogë në bagazh! Tentoi ta kalonte në Greqi, prangoset 36-vjeçari

Një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek është goditur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 5 =