Home / Kryesore / Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është shefi i antidrogës Rudolf Elezovic

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është shefi i antidrogës Rudolf Elezovic

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin Sveti Dorde në Malin e Zi, i cili dyshohet se është i shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Edhe pse identiteti i trupit që është gjetur pajetë, është ende në proces identifikimi, mediat në Malin e Zi bëjnë me dije se ai i përket Elezovic.

Burimet nga grupi hetimor thonë për mediat malazeze se derimë tani dyshohet se zyrtari i policisë të ketë kryer vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj, ndërkohë që pati dyshime se ai mund të ishte gjallë dhe ishte larguar drejt SHBA-ve përmes Shqipërisë.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.

Check Also

Zaev nesër në Sofje: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e negociatave. Opozita maqedonase: Do të tradhëtojë

MAQEDONI E VERIUT Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nesër do të udhëtojë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 2 =