Home / Kronike / Gjendet një person i vdekur në një kanal në Fier, çfarë dyshon Policia

Gjendet një person i vdekur në një kanal në Fier, çfarë dyshon Policia

Një person është gjetur i mbytur në bregdetin e Darzezës në Fier, ndërsa trupi i tij është konstatuar mëngjesin e sotëm. Burime bëjnë me dije se personi i mbytur është identifikuar si Kristaq Mëngjezi, dhe dyshohet se ka qenë duke gjuajtur peshk, në momentin kur ka humbur jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur.

Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Check Also

Bilanci i fundit/ Koronavirusi në Shqipëri, rritet sërish numri i infeksioneve dhe vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shiohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =