Home / Aktualitet / Gjendet një makinë e djegur pas të shtënave në Lezhë, dyshohet për atentat

Gjendet një makinë e djegur pas të shtënave në Lezhë, dyshohet për atentat

Të shtëna me ármë zjárri janë dëgjuar pasditen e sotme në aksin Lezhë- Milot, në afërsi tërestorant “Bezhi”, ku raportohet të jetë plagosur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Zejmen. Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Shërbimet e Policisë Lezhë, të mbështetura dhe nga forcat e FNSh-së po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Check Also

Aksident tragjik në aksin Levan-Vlorë, humb jetën një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Vlorë-Levan, ku një automjet ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =