Home / Aktualitet / GJËNDET GJUHA E PËRBASHKËT ME GREKET / HIQET BLLOKADA NË DOGANAT E KAKAVIJËS DHE KAPSHTICËS

GJËNDET GJUHA E PËRBASHKËT ME GREKET / HIQET BLLOKADA NË DOGANAT E KAKAVIJËS DHE KAPSHTICËS

Pala greke ka hapur sërish pikën kufitare të Kakavijës dhe atë të Kapshticës, edhe pse ishte arritur kuota ditore e kalimit.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon vijmësinë e punës në pikën kufitare Kakavijë dhe pikën kufitare Kapshtice, deri në mbrëmjen e sotme, ora 22:00”, njofton Ministria.

Qeveria greke njoftoi më herët se do të punohet deri në orën 22:00 të ditës së sotme, e nëse nuk përfundohen procedurat mund të zgjasë gjatë gjithë natës.

Në pikën kufitare te Kakavijës mijëra persona qëndruan te bllokuar edhe te shtunën. Ata janë shtetas shqiptare me leje qëndrimi në Greqi që po kthehen për t’i shpëtuar rregullit që i detyron të karantinohen një javë. Pothuajse një e katërta janë shtetas grekë, shqiptarë që kanë fituar nënshtetësinë greke apo edhe minoritarë.

Të gjithë vuajnë pritjen e gjatë, e cila ka shkaktuar edhe një krizë humanitare. Familje të tëra me të moshuar dhe fëmijë të vegjël e kanë shumë të vështirë qëndrimin.

j.l./ dita

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 3 =