Home / Kryesore / Gjatë paradites do ketë mot të kthjellët dhe me vranësira, në darkë nisin rrebeshet

Gjatë paradites do ketë mot të kthjellët dhe me vranësira, në darkë nisin rrebeshet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të të qëndrueshëm me ndonjë reshje të izoluar. Gjatë natës vranësirat do të intesifikohen duke sjellë rebeshe shiu fillimisht në veri dhe pastaj në të gjithë territorin. Në lartësitë mbi 800 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 09°C.

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 12 =