Home / Aktualitet / Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste, rekord infektimesh me COVID në Shqipëri (SHIFRAT)

Gjashtë viktima dhe mbi 300 raste, rekord infektimesh me COVID në Shqipëri (SHIFRAT)

311 rast  të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, shifra më e lartë e regjistruar në 24 orë që nga fillimi i epidemisë, ndërsa fatkeqësisht, 6 persona kanë humbur jetën.

Krahasuar me ditën e djeshme, vendi ka shënuar një rritje në rastet e reja, ku dje u regjistruan 284 të sëmurë, ndërsa numri i viktimave dje qe më i lartë, ku 7 persona humbën jetën.

Numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID ka shkuar në 289, ndërsa betejën me sëmundjen, në 24 orët e fundit, e fituan 85 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në vend janë regjistruar 20,004 raste pozitive, ndërsa raste aktive janë 8618.

Numri i viktimave ka shkuar në 493, ndërsa në total, 10,893 persona janë shëruar.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                    311

Të shëruar ne 24 orë                                 85

Të shtruar në spitale                                  289

Humbje jete në 24 orë                             6

Testime ditore                                             1397

Testime totale                    121,004

Raste pozitive                         20,004

Raste të shëruara      10,893

Raste Aktive                              8,618

Humbje jete                               493

Check Also

Plas sherri në lokal/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Një konflikt ka nisur mes të rinjve në një lokal të Korçës, ku situata mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − five =