Gigi Hadid ka zbuluar përsëri barkun kur kanë kaluar vetëm 4 muaj nga lindja e vajzës së saj Khai, me të fejuarin, Zayn Malik. Ajo ka bërë një ‘shooting’ në kushte shtëpie për Maybelline Neë York duke zbuluar një formë fizike në perfeksion, pavarësisht disa mikrostrijave në zonën e kërthizës.
Modelja nuk ka frikë të zbulojë barkun pas lindjes
Shtatzënia e ndryshon në mënyrë drastike trupin e një gruaje: për 9 muaji fëmija rritet në barkun e nënës, më pas vjen lindja duke lënë shenjat e saj që janë tepër evidente dhe duhen ca kohë për t’u larguar në mënyrë natyrale. Gigi Hadid lindi fëmijën e saj të parë katër muaj më parë dhe ndryshe nga shumë yje të kalibrit të saj, ka vendosur të rizbulojë barkun dhe jo ta fshehë nëpër bluzat e fustanet e gjera. Sigurisht, duke ruajtur një fizik të mirë, ajo s’ka pse shqetësohet, pavarësisht se syrit të publikut nuk i kanë shpëtuar ato smaliaturat pranë kërthizës. Megjithatë, Hadid është e kënaqur me të qenit një mama normale dhe mëmësa e ka bërë të kuptojë se çfarë vlen vërtet në jetë. Sot, është spostuar nga aura e një ylli të ‘paarritshëm’ dhe është një vajzë që me tuta dhe look natyral, do vetëm të shijojë dashurinë e së voglës Khai.