Google ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 1.1 milion euro, pasi autoritetet franceze dolën në përfundimin se motori i kërkimit shfaqi renditje “mashtruese” për hotelet franceze.
Më parë, Google përdori burimin zyrtar “Atout France” si dhe të dhëna nga faqet e tjera të industrisë hoteliere në algoritmin e saj për të renditur hotelet nga një deri në pesë yje.
Pas marrjes së ankesave nga hotelierët në lidhje me renditjen e Google, agjencia e mashtrimit dhe konkurrencës e qeverisë franceze nisi një hetim në 2019 dhe 2020. Ai tha se ishte për të monitoruar “natyrën dhe drejtësinë e informacionit të siguruar nga platforma” nëpër 7,500 institucione.
Google tha se tani ka bërë “ndryshimet e nevojshme për të pasqyruar vetëm vlerësimin zyrtar francez për hotelet në “Google Maps” dhe “Search”.