Home / Aktualitet / Genc Sejko flet për protestën e orës 22.00: Pushteti duhet të ketë frikë nga qytetari

Genc Sejko flet për protestën e orës 22.00: Pushteti duhet të ketë frikë nga qytetari

Aktivisti Genc Sejko ka bërë thirrje që mbrëmjen e sotme në orën 22:00, të thyhet rregulli i orës policore dhe të gjithë të dalin për të mbajtur protestë kombëtare për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Në një intervistë për gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, tregon se gjithçka është organizuar për shkak se i riu u vra sepse nuk i ndaloi policisë dhe doli në rrugë duke thyer rregullat e qeverisë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ky është një lajm tragjik, aq më tepër për familjen që sot fusin në dhe 25 vjeçarin. Justifikimi ishte se nuk i ndaloi policisë. Ka pasur 1001 arsye për të mos i ndalojë policisë, por a i jep kjo të drejtë policisë që ta qëllojë për vdekje? Kush është krimi i tij? Se ishte jashtë pas orës 10 të darkës.

Për në asnjë moment, as nuk ka nxjerrë armë, as nuk ka qëlluar. Ka ikur me vrap. Kjo është e trishtë, fatkeqësisht nga Policia e Shtetit me deklaratën që bëri, u mundua të justifikonte veprimet e efektivit, por asgjë nuk e justifikon. Për mua, kjo shkon përtej një polici të thjeshtë. I mbaj mend lotët e tua kur transmetoje nga Teatri Kombëtar. Përveç prishjes që ishte një krim, sjellja e policisë ishte kriminale. Dhuna ndaj protestuesve, fakti që nuk identifikoheshin kush ishin, pastaj reagimi i ministrit Lleshaj.

Ka një ndjesi në Policinë e Shtetit, sikur janë mbi ligjin dhe nuk kanë nevojë të përgjigjen për askënd. Vetëm një urdhër i tyre dhe mund të bëjnë çfarëdo e ti ke humbur të drejtën qytetare dhe kjo tani ka shkuar deri tek reagimi që polici e ndjen veten kaq të fortë sa e nxjerr armën e shërbimit nga brezi dhe çojë në varr një 25-vjeçar se nuk i ndalon. Vetëm në momentin që do jetojmë me dhimbjen e të tjerëve, Shqipëria do të ketë një fytyrë tjetër”, tha Sejko.

Ndërkohë, shprehet se do të jetë edhe në protestën e orës 16:30 dhe thekson se qëllimi është që të gjithë ti tregojnë se pushteti duhet të ketë frikë nga qytetarët.

“Folëm me disa miq dhe menduam të bënim diçka, të japim një sinjal që jemi akoma gjallë, pulsojmë akoma. Qëllimi i orës 10 ishte pikërisht për të sfiduar atë që bëri ky i ri. Ti zbato këtë VKM. Por asgjë s’të jep të drejtën e një njeriu. Sa i përket protestës në orën 16:30, unë mbështes çdo protestë, do jem atje, i bëj thirrje të gjithëve të jenë atje. Nuk është ideja vetëm për tu dukur atje, por që pushteti të ketë frikë qytetarin. Nëse vazhdojmë që duhet të kemi frikë nga policia e pushteti, jemi akoma në kohën e diktaturës.

Po të kishte një anë dinjiteti Ministri Sandër Lleshaj, sot duhet të jepte dorëheqje. Sillen si bandë kriminale të maskuar pa mjet identifikimi. Oficeri që shoqëroi të riun ka qenë pa kamerën që e ka detyrim ligjor. Gjithmonë ka një problem mes qytetarit dhe pushtetit.

Nëse dënohet për një krim, është si paralajmërim për të tjerët. Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do ndryshojmë asgjë”, u shpreh Sejko. (A.M/Faxweb.al)

Check Also

Ilir Meta dekoroi një nga “mafiozët” e përgjimeve të “Ndraghetës”

Më 23 prill 2018, presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur në Presidencë dhe ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =