Home / Kulture / Gegëria: Atdheu i gjuhës së parë të njerëzimit

Gegëria: Atdheu i gjuhës së parë të njerëzimit

Nga Albert Nikollay/

Toskërishtja është një Gjuhe e rrjedhur nga Proto-Ilirishtja B, -ose Trakishtja , që i ka rrënjët nëndialekti Geg -Zona Mirditë-Lezhë- Kurbin -Mat-Krujë-Tiranë-Durrës… (Epiri prejhistorik) … Por në këte shkrim unë flas për një gjuhë 50 mijë vjeçare, kështuqë vellezërit e mi toskë, duhet të presin një shkrim të dytë, rreth kristalizimit të Gjuhes Pellazge, dhe Kolonizimin e Evropës nga Epirjotët…. durim Toske, (Etruskë)…. nuk ju kam harruar…

——————————————————————————-

Gjuhëtarët vazhdonin të tregoheshin të matur, sa i takon origjinave gjuhësore e mbi të gjitha të ashtuquajtur « gjuhë mëmë e të gjitha gjuhëve ». Kurioziteti dhe hipotezat vazhdonin të gëlonin brenda qarqeve gjuhësore, derisa në vitin 1996 të botohej nga shtëpia Botuese Fayard, vepra « Gjuha dhe Fjalët », e gjuhëtarit Claude Hagège . Autori me teorinë e tij , tenton të vërtetojë në mënyrë kategorike se një « Gjuhë primare », nuk eziston dhe mbështet tezën e poligjenezës së gjuhëve. Ja çfarë thotë ai në veprën e tij : « Në kundërshtim me të gjitha identë e sotme, ka shumë më tepër mundësi që diversiteti i madh i gjuhëve nuk na le shteg të mendojmë se ka ekzistuar një gjuhë e vetme unike, për të gjithë humanitetin”.
“Autorët e mëdhenj të antikitetit, në mënyrë të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë ishin vënë në kërkim të një gjuhës fillestare. Platoni duket se u kap pas etimiologjive natyrore të humbura me kalimin e kohës, ndërkohë që rivali i tij , Aristoteli i mbështeti të gjithë tezën e tij kundërthënëse duke u bazuar në opinjonin e shumicës, që pretendonte se gjuha ishte një akt komunikimi i realizuar në bazë të një konsensusi mes individëve, në atë që konsiderohet si “Kata Syntheka” – thotë Profesiorja Marie Luce Démonet, në serinë e volumeve për gjuhësinë të universitetit Combra në Portugale më 2009 me emërtimin : « Gjuha primitive dhe fillimet e koshiencës gjuhësore në Evropë dhe Francë,” faqe 148, paragraf 2), një punimin e posaçëm shkencor të Qendrën e studimeve të larta mbi Rilindjen, në universitetit –Tours të Francës. Kjo analizë e profesores është mjaft e rëndësishme pasi na informon se ideja e “gjuhës së parë Nënë” për të gjutha gjuhët, ka ekzistuar edhe në lashtësi.
Guiseppe Crispi, Profesor Doktor i letërsisë dhe Gjuhës së Antike Greke,(Xhaxhai i Francesco Cripsi- Kryeministri i parë i Italisë së Bashkuar) pranë universitetit të Palermos që në vitin 1831 në librin “Memoria sula lingua Albanese”, në faqen 20, të librit do të shprehej: “Kam arritur në përfundim se tingujt në gjuhën shqipe duke qenë të shumtë dhe shumë fleksibël, na përcaktojnë origjinën e saj si gjuha ….e njeriut të parë”. Kjo figurë e madhe e gjuhësisë Italiane, në të vërtetë njihte Versionin Tosk, të gjuhës shqipe, ose atë që shpjegon etimiologjikisht Fjalët në gjuhën antike Greke dhe thuajse aspak Versionin Geg, i cili është gjuha prejhistorike. Por si njohës i madh i gjuhës së vjetër Ebraike ai zbulon se shqipja është shumë e afërt me këtë gjuhë, madje motivon etimiologjikisht fjalët e kësaj gjuhe…
“Nisur nga Gjenetika, Merritt Rulhen, punët e të cilit kanë shkatuar polemikë, (sidomos vepra: The Origin o f Language. Tracing the Evolution o f the Mother Tongue, 1994; L ’origine des langues, Paris, Belin, 1997), ka menduar se ka rikonstruktuar gjuhën primitive , mes gjuhëve të vjetra, e përbashkët në kohën kur sapo ishte krijuar Protos-Sapiens. Metoda e tij e mbledhjes së fjalëve, ngjan shpeshherë me manipulacionet fonetike dhe grafike të Guillaume Postel, që ka punuar në hipotezën e origjinës afrikane të gjuhës primitive: gjuha e parë ka qenë gjuha e Cham, djalit të mallkuar të Noé, gjuhë primitive e cila nuk arriti të krijohej realisht”- arrin në konkluzion Mari-Luce Demonet, në pubkimin “Gjeneza e Konsoliduar ”, faqe 165, Centre d ’Etudes Supérieures de la Renaissance-Tours, France.
(“A partir de la génétique, Merritt Ruhlen , dont les travaux ont suscité la polémique( The Origin o f Language. Tracing the Evolution o f the Mother Tongue, 1994; L ’origine des langues, Paris, Belin, 1997), a cru pouvoir reconstituer la langue primitive des langues primitives, commune à l’humanité du temps où elle n’était formée que d’hommes proto-sapientes. Sa méthode de reconstruction ressemble souvent aux manipulations phonétiques et graphiques de Guillaume Postel, et elle conduit à valoriser une origine africaine de la langue primitive: la première langue serait donc une langue de Cham, le fils maudit de Noé, résultat auquel les enquêteurs d’une langue parfaite n’auraient certes pas voulu parvenir. ²-…)
Hyrja në skenë, megjithëse me shumë vonesë e Gjuhës Gege, si një gjuhë ende gjallë e keltishtes së vjetër, me karakteristikat e saj primitive dhe me numrin e madh të fjalëve njërrokëshe, hap një perspektivë te re komparative për të gjitha familjet gjuhësore në Evropë dhe në Botë. Postulati themeltar i njohur nga gjuhësia shkencore është i qartë dhe logjik: Nëse fjalët të gjuhëve “B-eta”, “C-ika”, “D-elta” dhe “F-urka” janë multisilabike, dhe gjatë ndarjes së tyre në fonema krijojnë fjalë monosilabike sipas skemave të fjalëformimit që janë karakteristike të gjuhës “A-lfa”, ato na krijojnë mundësinë e gjetjes së linjës gjenetike të origjinës së tyre, pra gjuhën e fillestare primitive. Por gjuha fillestare në këtë rast është e obliguar të shpjegojë transformimin e grupeve të bashkëtingëllore sips teknikën “plus H”. Marrim një fjalë të gjuhës gege, Ngi… fjala fillestare është zanorja “i”- nga gjuha primitive emocionale. Siç dihet Bashkëtingëllorja “H” eshte Grykore që do të thotë se ajo në shumë gjuhë nuk lexohet dhe në shumë të tjera lexohet. Ajo shoqëron në mënyrë fantomatike të gjitha zanoret. Evolucioni ka qenë i tille “i+h”, në gjuhën primitive ka prodhuar “G”, nga ku kemi fjlalën njërrokëshe Gi( gji në gjuhën shqipe, tregon vendin ku ushqehet fëmija) , në fazën e tretë, kemi përcaktorin “Në” që tregon drejtim, e që kur bashkohet me fjalëformim me fjalës “Gi”, prodhon “Në+gi”= “n’gi” (kemi rëbnie të “ë”) = “ngi”, që do të thotë i ngopur. Modele fjalëformimi primitive, ne mund të japim pafund, dhe një fenomen të tillë e hasim edhe në gjuhën Frenge, megjithëse ajo konsiderohet si një gjuhë e prejardhur nga bashkimi i Gjuhës Gale prejhistorike, gjuhës Latine antike dhe gjuhës së fisit gjermanik të Frankëve. Ta zëmë nga shkronja dhe fjala “ö”- e gjuhës primitive Galo-Gege (Selte) ka ardhur nga forma gjeometrike e vezës, dhe ka treguar vezën si objekt , në versionin geg aktual fjala është monosilabike dhe shqiptohet “ö”= h+ö= wö=vö. (Provoni ti shiptoni dhe janë gati i njëjti shqiptim) Në gjuhën frënge ka pasur një tjetër evolucion. “Œuf”, mund të shpjegohet etimiologjikisht “Ö”= öe=öeu=öeuh=oeuf… por emri i të gjithë shpendëve “volaille” në gjuhën frënge vjen nga fjala VÖ e gegërishtes, Vo+la+ille, gjë që tregon një relacion prejihistorik të mes dy gjuhëve dmth, një origjinë të përbashkët (dialekte te Keltishtes). Shembuj të tillë korrelacioni i gjejmë jo vetëm mes gjuhës gege dhe asaj frënge, por edhe mes gjuhës gege dhe asaj gjermane, gjuhës gege dhe asaj ruse, gjuhës gege dhe asaj italine, por edhe mes gjuhës gege dhe asaj viatnameze, apo kineze… fjala “üi” e gegërishtes, haset edhe në gjuhën viatnameze “nước”. Nëse kryejmë etimiologjinë e fjalëve të dy gjuhëve , zbulojmë një origjinë të përbashkët etimiologjike mes këtyre du fjalëve. Nga një vrojtim i thjeshtë ne mund të kostatojmë se uji si përrenjve, dhe lumejve rrjedh në shtretër në formën e “üj”-se, ngaku ka rrjedhur edhe üj, më pas üi+h =üj = üij+h = üis (üijs-rrjedhje, nga ku kemi dhe foljen gege üjis). Nga bashkimi i “në” si përcaktor drejtimi, plus “üis”(në üjis) rrjedhe fjala vitnameze nư’ớc (Shkëmnimi i bashkëtingëlloreve S/K). Në versionin frëngjisht kemi nga shkëmbimi i N me M, kemi një fjalë të së njëjtës familje etimiologjike “mouillé” (me –oui-lle) .
Në kinezen antike dhe atë moderne ne kemi fjalën “Shuǐ” që gjithashtu ka fjalën e gegërishtes “uǐ”(uj). Pra semantikisht kemi S+h klasike, plus “ÜJ”. Në gjuhën gege, të kësaj familje semantike prejhistorike janë edhe folja Shuj (shuj etjen, shuj un(urinë), shuaj zjarrin, shuaj sherrin) pra ka marrë një zgjerim të madh semantik, madje deri edhe në përcaktimin e procesit të rënies se shiut (shiu), por edhe të përrenjeve që krijohen nga “shiu”, me emrin “sheu”.
Besoj se edhe në gjuhë të tera të fiseve primitive të Amerikës latine apo të australise mund të gjemë shembuj të shumtë të Gramatikës etimiologjike Prejhistorike, por unë fatkeqësisht nuk i njoh të gjitha gjuhët e botës”
Personalisht mendoj se shembujt e mësipërm janë të mjaftueshëm për të provuar shkencërisht fenomenin. Kjo tregon karakterin aksial dhe primar të dilektit Geg si dialekt ende gjallë të gjuhës Keltike, për gjuhët botërore në terësi.

Check Also

Yehuda Amichai (1924-2000)

Bardhyl LONDO- Poeti me i madh izraelit dhe nje nga me te medhenjte boterore i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − three =