Home / Aktualitet / Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi me të rinjtë në Elbasan: Aleanca jonë me ju është natyrale

Gazment Bardhi dhe Luçiano Boçi me të rinjtë në Elbasan: Aleanca jonë me ju është natyrale

Drejtuesi Politik për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi dhe kandidati për deputet Luciano Boçi u takuan me të rinjtë, ku shpallën angazhimet për ndryshimin që do të vijë pas 25 prillit, dhe iu bënë thirrje për pjesmarrje masive në zgjedhje. Bardhi u shpreh se aleanca më natyrale e Opozitës dhe Partisë Demokratike është me të rinjtë.

“Çdo vit qarku i Elbasanit humbet 2 për qind të popullsisë, nga ikja e njerëzve. Pjesa më e madhe, janë të rinjtë. Me Edi Ramën, në 8 vite nuk pati asnjë mundësi për rininë.

Programi i PD, është i qartë. Në familjet nën 640 mijë lekë të ardhura, studentët do të jenë pa tarifa në shkollën e lartë që do të thotë 2 milionë lekë të kursyera.

Programi i PD krijon mundësi, shanse, meritë e konkurencë. Rinia e do ndryshimin dhe do ta sjellë ndryshimin”,-u shpreh Luciano Boçi.

Gazment Bardhi tha se i vetmi i interesuar që rinia të largohet nga vendi dhe të qendrojë larg kutive të votimit me 25 prill, është Edi Rama. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive, pasi kjo do të sjellë fundin e këtij modeli të keq politik.

“Ne kemi një koalicion natyral me rininë. Të rinjtë e kanë kuptuar momentin e rëndësishëm, historik ku ndodhemi. Pjesa dërrmuese duan të ikin. Një pjesë pret se ça do ndodhë me 25 prill.

I vetmi i interesuar në Shqipëri që rinia të largohet, është Edi Rama. Ai e di se nga energjia, nga mendja dhe nga papajtueshmëria e rinisë me padrejtësitë, rrezikon pushtetin.

Padrejtësi si goditja e familjes, dhe largimi i pjesës më vitale të shoqërisë që kanë ndodhur në këto 8 vite. Ndaj 25 prilli do të jetë referendumi i rinisë shqiptare kundër modelit që ka ofruar Edi Rama. Model që ka privilegjuar 10 vetë e ka lënë në varfëri e skamje shumicën e qytetarëve.

Leksioni që rinia do i japë Edi Ramës do të jetë një mesazh i qartë edhe ndaj nesh që do të jemi në pushtet pas 25 prillit, që do të thotë se, nëse qeveria nuk kujdeset për të rinjtë, për familjet, për pensionistët, ndëshkohet me votë.

Unë jam i sigurtë se ju që jeni këtu do të mbështesni PD për angazhimet. Nëse lexoni programin e PD, dy fjalë përsëriten më shpesh se çdo fjalë tjetër, që janë rinia dhe familja.

Po ka dhe një kujtesë. Sa herë PD ka qënë në pushtet Shqipëria ka bërë disa hapa para. Në të kundërt, sa herë PS ka qënë në pushtet, Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë hapa para, por hapa pas. Siç ka ndodhur edhe në këto 8 vite. Kjo shihet tek varfëria, skamja dhe eksodi. Në çdo biznes tashmë gjen vetëm pronarët, asnjë puëntor”, u shpreh Bardhi.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të marrin në dorë fatet e vendit dhe të jenë pjesë e planit për të ndryshuar Shqipërinë pas 25 Prillit.

“Keni rol vendimtar për të luajtur. Qendrimi juaj larg kutive të votimit është interesi i Edi Ramës. Pjesëmarrja sjell ndryshimin. Do jemi bashkë këto ditë, dhe do jemi sërish bashkë pas 25 prillit për të vënë në jetë planin që sjell ndryshimin në Shqipëri”, deklaroi Bardhi./BoldNews

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =