Home / Kulture / Gazmend Krasniqi/ “Para Kongresit”

Gazmend Krasniqi/ “Para Kongresit”

Titulli i vënë prej meje, “Para Kongresit”, është për të treguar se nuk vendosi Kongresi, pasi situata qe përgatitur që më përpara, ndërsa ai i vuri vetëm vulën. Ndërkohë, poeti Frederik Rreshpja, që e kishte botuar librin e parë në gegnisht, po e shkruante të dytin në standard. Gjon Shllaku, që e kishte përkthyer një herë “Iliadën” në gegnisht, po e ripërkthente në standard. Shpesh, mund të dëgjosh zëra hipokritë dhe cinikë se nuk kishte urdhër për të mos shkruar në gegnisht. A kishte nevojë për një urdhër të shkruar? Meqë kam pasur rastin t’i njoh të dy këta njerëz të letrave, kujtoj se i pari më tha: “E kuptova se çfarë po ndodhte”. I dyti më tha: “Nuk më urdhëroi njeri. E bëra vetë”. Njëkohësisht, është e qartë se nuk e urdhëroi njeri Anton Pashkun që ta kthente në standard romanin “Oh”. Edhe shkrimtari, edhe përkthyesi duan që vepra e tyre të komunikojë. Nga botimet e pas vitit 1944, ndoshta shpëtoi vetëm “Komedia hyjnore”, çka erdhi prej faktit se nuk kishte variant tjetër. Nuk jetojnë më përkthyes të thelluar në gjuhën shqipe si Hans Joachim Lanksch apo Robert Elsie, gjë që do të penalizojë përkthimet e letërsisë sonë në gegnisht. Po, ndërkohë, kjo letërsi po e humb lexuesin edhe në Shqipëri.
Imazhi mund të përmbajë: tekst

Check Also

Sotir Gjika/ Gazetari me zërin e shqiptarëve në Evropë, letërkëmbimi me Asdrenin

Një gazetar unik shqiptar që nisi karrierën në moshën 22 vjeçare, që ndërtoi dhe kontribuoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + sixteen =