Home / Aktualitet / Gazmend Bardhi i drejtohet Ramës: Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen….

Gazmend Bardhi i drejtohet Ramës: Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen….

Menjëherë pas akuzave të kryebashkiakut Basha, për gjëndjen e rëndë të spitaleve  kyreministri Rama ka publikuar një video nga spitali Covid-3 ku tregohet se ka gatishmëri nga mjekët dhe infermierët dhe se gjëndja nuk është ashtu siç pretendon Basha.

Por ditën e sotme ka qënë Gazmend Bardhi ai i cili nëpërmjet një videoje dhe 3 pyetjeve drejtuar kryeministrit, ka reaguar duke treguar se gjëndja nuk është e mirë dhe se Edi Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore.

Në rrjetin e tij social facebook ai ka shkruar:

Edi Rama është simboli i papërgjegjshmërisë, i paaftësisë, i mungesës së ndjeshmërisë njerëzore. Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër që u tregon qytetarëve krevatet bosh tek Covid 3, kur njerëzit dergjen me orë të tëra në ambulanca, në pritje të lirimit të vendeve tek infektivi?

Edi Rama sot ka për detyrë të mos harxhojë kohë me video të pavlera, por t’u japë përgjigje disa pyetjeve të thjeshta:

Pse qëndrojnë me orë në ambulancë përpara spitalit pacientët në pritje të shtrimit në Spitalin Infektiv?

Pse shumica e pacientëve janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa mjekim nga shteti nëpër shtëpitë e tyre?

Pse nuk shtrohen pacientët në COVID 3 dhe pse nuk hapet COVID 4, kur qeveria thotë se është gati?

Edi Rama nuk mund të tallet me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve. Është çnjerëzore të bësh propagandë në këtë situatë dhe të luash politikisht me shëndetin e qytetarëve. Trajtimi në kohë i pacientëve është jetik për shëndetin e tyre.

Edi Rama, mesazhi që njerëzit japin çdo ditë për ty është se ti je një kryeministër i papërgjegjshëm dhe i paaftë! Realiteti sot është ai i njerëzve që marrin oksigjen në ambulanca dhe jo shtretërit 3D, siç mashtron Rama

Check Also

Paloka hedh poshtë zërat se do të jetë drejtues politik në qarkun e Durrësit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në një lidhje live për Fax News për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =