Home / Aktualitet / Gazetari Kadia sjell kujtimin e kronikës së parë në BBC

Gazetari Kadia sjell kujtimin e kronikës së parë në BBC

Ilir KADIA-
Ishte mëngjes i 28 shkurt 1993!Rudi Bobrati kishte ardhur një ditë më parë nga Londra dhe na kish prurë magnetofonin dhe materboksat për transmetimin e kronikave nga Tirana!Edhe dokumentin e akreditimit pranë BBC!Vajtëm në shtëpi të tij për t’i marrë!Atje na mori në telefon Tim Cooke,shefi i seksionit,dhe na pyeti se çfarë lajmesh kemi nga Tirana për emisionin e parë! Aleksandër Furxhi diç tha për një zhvillim politik! Po Iliri pyeti Tim Cooke!Unë i thashë se një anije kroate me emrin “Vela Luka” ishte ndaluar nga rojet bregdetare italiane në ujrat ndërkombëtare ngarkuar me armë!Rai uno në emisionin e mëngjesit njoftoi se anija kroate ishte nisur nga porti i Durrësit dhe armët kishin destinacion Bosnjë Hercegovinën ku bëhej luftë!
Timi nuk më la të mbaroja!
A mund t’a ndjekësh lajmin?Kë mund të pyesësh?- më kërkoj.
Kryeministrin!- i thashë unë.
Dhe vërtet përmes mikut të rinisë Shpëtim Arbana, vendosa kontaktin me Kryeministrin Aleksandër Meksi i cili më adresoi tek Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali! Zhulali më priti ngrohtë!Me atë zërin e tij zvarrë e të ulët më spjegoi si ishte puna!Por duhej të merrja më vonë gjatë ditës në telefon për të mësuar njoftimin zyrtar! Por më pas as Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali e as njoftim zyrtar nuk pati!Por lajmin e dëgjova në emisionin e parë! BBC përmes Franko Egros dha njoftimin tim e në fund shtoi se korrespondenti ynë në Tiranë kish kontaktuar me autoritetet përkatëse që do të reagonin zyrtarisht për çështjen!
“Reagimi” erdhi pas 25 vjetësh kur BBC në shqip kishte 7 vjet që nuk transmetonte më në shqip!Tek bënim muhabet kafesh tiranase miku im Granit Leka, ish drejtor i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes më tha se në anijen “Vela Luka”,në hambarin e saj,bashkë me armët ishte dhe ai, dorëzanë!

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − 3 =