Home / Sport / Gazetari britanik bën deklaratën e fortë: Italia, meritoi fitoren

Gazetari britanik bën deklaratën e fortë: Italia, meritoi fitoren

Chris Storey, një gazetar i BBC-së ka kritikuar sjelljen e anglezëve pas humbjes me Italinë, por edhe atmosferën e rëndë që u krijua në Angli.

Në një koment në rrjetet sociale, Storey, i cili ka qenë drejtues i edicionit të lajmeve për qytetin e Newcastle, ai shkruan:

“Ajo që ndodhi ishte mjaft e rëndë, si dhe ajo këngë budallaqe, ishte një tekë tallëse me vetveten. Bëhet fjalë për nacionalizmin anglez, i cili ka po kultivohet në këtë vend, ashtu siç ka ndodhur me nacionalizmin në SHBA. Skuadra më e mirë fitoi. Bravo Italia. Bëhet fjalë për futboll, e nuk jemi në Luftën e Ftohtë”.

Në një koment në faqen e tij, ai tallet me kryeministrin Boris Jonson, ku shkruan se ai “ka shënuar dy golat në Wembley”. Chris Sotrey është një kritik i ashpër i kryeministrit konservator e ka qenë kundërshtar i fortë i daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Check Also

Gjergj Ruli sulmon kritikët: Izmir Smajlaj i ka bërë krenar shqipet dhe vendin e shqipes

Gjergj Ruli, President i Federatës Shqiptare të Atletikës dhe trajner i kampionit të Shqipërisë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − 4 =