Home / Kryesore / Gati masat ndaj koncesioneve, Rama paralajmëron pezullimin e skanimit në dogana

Gati masat ndaj koncesioneve, Rama paralajmëron pezullimin e skanimit në dogana

Qeveria shqiptare paralajmëron pezullimin e koncesionit të skanimit në dogana për periudhën e pandemisë nga koronavirusi. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama. “Taksirati i atyre tarifave që janë vënë me kohë e me vakt në kurrizin tënd dhe që po shohim si ti pezullojmë në këtë kohë lufte të paktën” shprehet Rama, në një replikë me një komentues në Facebook.

Çfarë është koncesioni i skanimit?

Koncesioni i skanimit të doganave u dha në prill të vitit 2013 nga qeveria Berisha, ndërsa akuzat nga qeveria aktuale kanë qenë të shumta ndër vite.  Situata e krijuar nga koronavirusi ka prekur disa koncesione dhe i radhës mund të jetë paralajmërimi që dha Rama. Ministri Arben Ahmetaj tha pak ditë më parë nse qeveria ka prekur një sërë koncesionesh, “përveç koncesionit të Check up-it, janë prekur edhe koncesionet  e mbetjeve, koncesionet e dy rrugëve Milot-Balldre dhe Orikum-Dukat si dhe koncesioni i laboratorit” tha ai.

M.C

Check Also

“E hëngër mortja! Spiuni paska emrin tim”, Plas gallata me PS, Murrizi: “Hajde t’i qërojmë këta …”

Komisioni i Ligjeve e ka rrëzuar nismën e deputetëve të opozitës të prezantuar nga deputeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =