Home / Editorial / Gabimi i pafalshëm me pakicat kombëtare!

Gabimi i pafalshëm me pakicat kombëtare!

Prof. Perparim Kabo/

Ju gabuat kur miratuat nje ligj per pakicat ne Republiken e Shqiperise, gabuat sepse nuk ju referuat dokumentit bazik te Keshillit te Europes, Konvetes Kuader per Pakicat. Ne te percaktohet se ceshte pakica kombetare, cfare jane pakicat etnokulturore, ceshte zona e pakices dhe pse nuk ka pakica kombetare pa zone pakice. Ne dokument shpjegohet me argument se zone e pakices eshte ajo hapsire e banuar ku pakica ne raport me autoktonet eshte shumice demografike dhe se zona nuk cvendoset nese personat levizin ne brendesi te territorit.

Ju gabuat sepse nuk degjuat dhe nuk lexuat se zona te pakicave ka vetem ne hapsirat nderkufitare. Ju u nxituat dhe nuk me degjuat edhe kur ju shpura fjale zyrtarisht dhe fola me ju qe drejtoni Parlamentin, dhe ju thash mos, mos se do shihni se cdo tu vije pas. Ju me thate ka hyre per procedure dhe nuk e ndalojme dot…Historia do ju ndeshkoje ju thash.

Nuk kaluan shume kohe dhe ja tani nje nga 15 pkat e BE s eshte per ligjin e pakicave. Ju krijuat nje situate te paqene se e shpute ne 20% numrin e tyre, kur ato kurre nuk kane qene me shume se 2.9-3.1%. Ju nuk dini se cjane pakicat etnokulturore si bashkesi etnike para krijimit te kombit dhe kur ai krijohet ato shkrihen ne kombin e autoktoneve duke mbajtur disa vecori si eshte gjuha dhe besimi fetar. Ju gabuat se levizjen e lire edhe te individeve te pakicave e shoqeruat me njohjen si pakice kombetare edhe ne hapsira ku nuk ka zone pakice dhe tani rrifni uje ne hava duke bere gabime te reja, qe t’ju pranojne ne BE dhe nxirni pakica greke dhe ne Mallakaster apo deri ne veri…

Jo shteti nuk drejtohet pa shkence, dhe kujdes, ju kane vene perpara shtete qe as e njohin dhe as e kane firmosur Konventen Kuader te keshillit te Europes per pakicat. Injoranca nuk eshte argument thoshin latinet. Para disa vitesh kur Pribe kryesonte grupin e BE per mareveshjen e stabilizim asocimit, u ngrite kjo ceshtje.

Zonja Ermelinda Meksi me thiri dhe biseduam gjate duke sqaruar gjithcka dhe duke sqaruar dhe Brukselin. Madje shpjegimi im u publikua dhe ne revisten qe botonte aso kohe Ministria e Integrimit me titull: ” Problemet e medha te pakicave te vogla”.

Ju tani po i beni pakicat etnokulturore si pakica kombetare dhe pse jo 20% te popullit shqiptar i nxoret nga kombe te huaja … Ata qe jane shpallur bullgare dhe rumune kane mare dhe pasaportat e ketyre vende dhe ja kane mbathur ne BE dhe deri ne Angli … ndaj kujdes nuk jane ceshtje kaq te thjeshta, po permbysni historine me profanite tuaja …

Check Also

Një përgjigje për Dick Marty dhe masakrën e Reçak’ut …pranë shtëpisë sime

Tashmë vizitorët ishin larguar dhe unë gjendesha akoma përballë pikturës “Pranë shtëpisë sime” të Shpend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 11 =