Home / Kryesore / Futbollisti shqiptar diagnostikohet me koronavirus

Futbollisti shqiptar diagnostikohet me koronavirus

Valdrin Mustafa, futbollisti i Kosovës, u diagnostikua pozitiv me Covid-19. Ai tregoi për Top Channel se fillimisht bënte shaka me shokët duke thënë se kishte koronavirus, gjë që rezultoi e vërtetë më vonë.

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv. Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi duke luajtur. Kur e mora vesh isha pak në panik, se isha në shtëpi. Kjo është si një grip, por kisha frikë për prindërit, babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve të tjerë.

Kisha rreth një javë që ndjeja simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, nuk kisha aspak temperaturë.

Doja shumë të dija dhe thashë do më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje tek gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë. Unë tallesha me shokët e ekipit që kam koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv. Shpresoj ta kaloj sa më shpejt, kryesorja është të mos prekë të moshuarit dhe prindërit. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë.”

M.C

Check Also

A transmetohet virusi nga kafshët tek njerëzit? Studimi i OBSH zbulon se cilat kafshë shtëpiake mund të infektohen me Covid-19

Macet mund të infektohen me koronavirus por qentë nuk  duket se janë  dhe aq  të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 5 =