Home / Bota / Futboll mes Covid-19/ Shembulli më i mirë vjen nga shteti europian, tifozët futen në stadium dhe respektojnë rregullat

Futboll mes Covid-19/ Shembulli më i mirë vjen nga shteti europian, tifozët futen në stadium dhe respektojnë rregullat

Një shembull shumë i mirë vjen nga shteti i Danimarkës, për sa i përket lejimit të tifozëve në stadium.

Ditë e djeshme në këtë shtet është luajtur ndeshja mes Hornsens dhe Randers, e cila është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në këtë ndeshje ishte lejuar të futeshin tifozë në stadium, por duke i kërkuar atyre të respektonin distancën sociale.

Dhe si mund të ndodhte ndryshe, kur danezët njihen si persona që i respektojnë të gjitha rregullat në maksimum.

Pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes, është kapur një foto, ku shiheshin tifozët të pranishëm në stadium dhe më e veçanta ishte se ata ishin ulur në distancë nga njëri-tjetri duke respektuar kështu rregullat.

Një shembull i mirë ky, që duhet të ndiqet edhe nga shtetet e tjera, por ndryshe nga Danimarka, njerëzit nuk janë kaq shumë të ndërgjegjshëm për të respektuar rregullat për shëndetin e tyre.

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × five =