Home / Aktualitet / Furgoni i mësuesve përplaset me një Benz, tre të lënduar në Fier

Furgoni i mësuesve përplaset me një Benz, tre të lënduar në Fier

Tre persona janë lënduar këtë të martë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Libofshë, në vendin e njohur si Petovë.

Burime bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një automjet tip furgon që transportonte mësues dhe një makinë tjetër.

Ndër të tjera mësohet se aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme, kur mësuesit po ktheheshin për në shtëpi, fatmirësisht të lënduarit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00, në fshatin Petovë, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Ford” me drejtues përkatësisht shtetasit N. P dhe K. L.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe 3 pasagjere, të cilat po marin mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Check Also

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Alibeaj: Afati i komisionit është 3 mujor

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Enkelejd Alibeaj do të ketë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =