Home / Showbizz / “Fshije menjëherë”, foto e vjetër nga Kim Kardashian shkakton debat mes motrave

“Fshije menjëherë”, foto e vjetër nga Kim Kardashian shkakton debat mes motrave

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner janë padyshim ndër personazhet më të komentuar me famë botërore.

Yjet e “Keeping Up With The Kardashians” marrin gjithmonë vëmendje me paraqitjet e tyre, ndërsa janë kritikuar shpesh dhe për ndërhyrjet kirurgjikale.

Ndërkohë, së fundmi Kim është bërë nostalgjike dhe ka ndarë një fototgrafi të shumë viteve përpara ku shfaqet krah Kylie-t, Khloes dhe Kendall.

Kjo foto duket se nuk i ka pëlqyer miliarderes Kylie Jenner, e cila ka komentuar në postimin e së motrës duke shkruar: ” Fshije menjëherë.”

Motrat Kardashian-Jenner kanë ndryshuar në mënyrë drastike nga viti që debutuan së bashku me anëtaret e tjera të familjes me “Keeping Up With the Kardashians” në Tetor 2007. Kylie ka arritur të bëhet mjaft e suksesshme falë markës së saj mjaft fitimprurëse, Kylie Cosmetics.

Që prej krijimit në vitin 2015, kompania është zgjeruar në produkte të shumta kozmetike. Ylli televiziv u emërua nga Forbes në 2018-ën si miliarderja më e re në moshë, por një vit më pas revista e akuzoi atë për mashtrim. Kim, nga ana tjetër zotëron “perandorinë” e saj “KKW Beauty” dhe linjën e veshjeve “SKIMS”.

Check Also

Flinte në stolat e parkut/ Modelja i vë “flakën” rrjetit me fotot e saj super provokative

Pothuajse një vit më parë Safarii jetonte në makinën e saj dhe flinte në stolat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 9 =