Home / Kronike / Fshehu drogë në bagazh! Tentoi ta kalonte në Greqi, prangoset 36-vjeçari

Fshehu drogë në bagazh! Tentoi ta kalonte në Greqi, prangoset 36-vjeçari

Një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek është goditur në kohë në Qafë Botë.

Kështu u sekuestruan në automjet 36.3 kg kanabis si dhe u vu në pranga poseduesi, shtetasi E. K., 36 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Sarandë.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me ato doganore, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin tip “Peugeot” është konstatuar se në pjesën e bagazhit ishte fshehur një sasi me lëndë narkotike, në një vend të hapur posaçërisht për fshehjen e saj.

Pas konstatimit, Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pas kontrollit më të imtësishëm rezultoi se në mjet ishin fshehur gjithsej 36.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për hetimin e  narkotikëve kanë  arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit

Materialet do t’i referohen prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.

Check Also

Të akuzuar për falsifikim/ Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale ndaj Bashës, Ristanit e Dervishit

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të Partisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 19 =