Home / Kryesore / FRYMA E KEQE-PËRÇARJA E MADHE

FRYMA E KEQE-PËRÇARJA E MADHE

Nga Ymer NURKA –

Do te deshiroja te shkruaja nje status, ku te mirekuptohesha nga te gjithe, por edhe nese do te thoja siç tha Galileo Galilei qe Toka rrotullohet, e di qe do te kete plot, te cilet do me kundershtojne me zell te madh. Tashme rrjetet sociale jane formati me modern i komunikimit, por jam skeptik nese ky format i solli vertet dobi njerezimit… Ndersa komunikojme me njeri-tjetrin me intesitet kaq te larte, e kemi futur boten tone te vogel, ne nje dileme emocionesh te pafund. Se pari kemi sufiçite ku dime me shume nga çkemi nevoje dhe ne fakt nuk njohim nje filozofi adekuate qe t’i pershtatemi ketij realiteti te Ri .

Mos shkojme shume larg, por le te ndalemi tek shoqeria jone si Shqiptare! Realisht trishtohem me mungesen e theksuar te tolerances. Mbi te gjitha shikoj qe besimi; boshti mbi te cilin ndertohet jeta eshte shembur… Asgje nuk me shqetson me shume se mungesa e besimit, se tok me te eshte vrare respekti qytetar, dashuria kombetare… Kam frike se diçka qe nuk dua ta zë me goje, po lulezon… Si krijues qe ushqehem me frymen e popullit tim, po ndjej se per dite e me pak oksigjen po çlirohet, perdite e me pak frymezim ka ne shpirtin tone. Sa do te deshiroja te ringriheshim, por si nje femije pyes veten: si mundet te ringrihemi dhe nga duhet ta nisim?! Edhe te kesh ndonje ide, qeniet qe vegjetojne thjesht duke te kundershtuar, ja fillojme poteres me te madhe… Mungese e theksuar energjish pozitive… Duket sikur koha dhe historia e Shqiptareve eshte e ndare ne parcela, me keq akoma, sikur eshte nje labirinth me galeri, ku ne çdo hyrje tuneli te presin Çerberet dy e nga dy, a thua se jete e Shqiptareve nder mote eshte e zaptuar nga Kuçedrat. Kisha degjuar se kur fryma e keqe fute thelle brenda nje populli, ajo eshte më e keqe se murtaja… Por ja qe ajo tashme ka hyre dhe depertuar ligsht ne atmosferen tone…

Mundohemi te qendrojme bashke, e te tregohemi se jemi te forte, por perseri dyshojme… Nuk leme vargje dhe superkenge pa bere per lumturine dhe qendresen tone si Shqiptare, por perseri ka diçka qe nuk na e mbush mendjen… Si erdhem deri ketu?! Kete edhe pse e dime qarte, perseri thjesht guxojme ta themi me fjale, por me vepra jemi duarlidhur… Besojme ne Zot me teper se ne cdo kohe dhe i falemi atij, por lumturia jone perseri me duket me nje sy te perenduar! Çfare ka valle me popullin tim qe nuk shkon?! Ku gabuam kaq rende qe na ra pertoke krenaria?! Mire Rilindasit ne ate kohe kishin te drejte ndersa besonin se fatkeqesia ishte Perandoria Otomane, po sot si te justifikohemi?!

Deri kur do shkoje ky rrenim dhe mungese besimi; e Shqiptarit tek Shqiptari, e nenes tek biri, e qytetarit te shteti, e vellai tek vellai, e brezit te Ri tek Atdheu etj etj.. Besimi eshte korrelacioni me i madh i vlerave, ku nderthuret dashuria dhe forca, gjaku dhe toka, kujtimet dhe heronjte, legjendat me realitetet, tradita me modernen, historia me te sotmen, brezat me brezat… etj etj. Ku ishim valle kur na e shemben kolonen e Besimit?!Mos ndofta mallkonim veten si te zene ne faj, pa asnje faj?! Apo fluturonim si delirante, ndersa shembnim kultin e individit, te magjepsur me kengen e turmes pa ndergjegje?!

Apo te rene ne kllapi nga zulmemdhenjte me oratorite e tyre te llahtarshme, ndersa na hipnotizonin me miresite qe do buronin nga cdo ane?! Tashme edhe po e mesuam te verteten, ajo thjesht eshte nje monster qe nuk i hyn kujt më në pune..Çdo çast e pame mireqenien tone si popull, atje tej ne horizont si nje mirazh qe nuk e arritem dot kurre… Ndofta te tille jemi ne, si rrjedhim cdo çast gatuajme fatin tone ne menyren me origjinale te mundshme…

Check Also

U qëllua për vdekje, ja kush është oficeri i krimeve në Lezhë, del fotoja edhe e autorit të dyshuar

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në Ishull Lezhë, ku ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 5 =