Home / Aktualitet / Frrok Çupi paralajmëron “tërmet” brenda PD/ Ja çfarë e pret partinë e Bashës

Frrok Çupi paralajmëron “tërmet” brenda PD/ Ja çfarë e pret partinë e Bashës

Fitorja e PS në zgjedhjet e 25 prillit, për analistin Frrok Çupi nuk ishte befasi, por diçka e parashikuar dhe e parashtruar. Për opozitën, analisti Frrok Çupi u shpreh se nuk ishte gati për të marrë pushtetin.

“Fitorja e PS ishte e parashikuar dhe e parashtruar, mandati i dytë i Ramës ishte i shkëlqyer. Kapërcyem pandeminë, që ishte një fatkeqësi botërore, por nuk u trajtua kudo njësoj, Shqipëria u rendit në vendet më të përparuara për vaksinimin dhe shpëtimin e jetëve. Qeveria shqiptare arriti të sigurojë vaksinimin duke shkuar në stadin e vaksinimit ,masiv. Fitorja ishte shumë e pritshme edhe për arsye se opozita nuk ishte gati të merrte pushtetin, Vinte nga një boshllëk parlamentar. U tmerrova kur kuptova që opozita e kishte seriozisht marrjen e pushtetit se jo vetëm dëshmoi  se nuk e njohin mirë veten, por ndërkohë kryejnë mëkatin që karikojnë njerëzit deri në ekstazë se do fitojnë. Këto janë të rrezikshme për një shoqëri sepse krijojnë njeriun e ri, njeriun që shpërthen”, tha ai për Report Tv.

I pyetur nëse kreu i PD-së do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje, Çupi tha se ky do të ishte një veprim që do ta kishte bërë çdo lider i një partie normale.

Ai paralajmëron se PD-së do i mbyllen portat e demokracisë.

“Duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin kur Pusteci manifestoi trendin që 28% ishte rritur PS. Që në atë moment një kryetar partie jep dorëheqjen, jo se mban fajin , por sepse vendos standard. Pse duhet ta japi sot? Sepse në PD dorëheqja nuk është standard. Luli ka humbur në 6 zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. PD e ka ligj që të mos jepet dorëheqja pas humbjes, Luli argumenton tani që ai nuk do e hapi dorëheqjen. PD i mbyllen portat e demokracisë. Nuk është vetëm Basha përgjegjës për humbjen, PD prej kohësh është në rënie shumë të fortë, unë çuditem si ka edhe kaq shumë votues. Përgjegjës është një lidership i tërë, një kornizë e tërë, mungesë e vizionit, tradita shumë e keqe”, u shpreh ai.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − one =