Home / Bota / Frika nga koronavirusi, Italia mbyll kufijtë me 13 shtete

Frika nga koronavirusi, Italia mbyll kufijtë me 13 shtete

Italia ka mbyllur dje kufijtë për 13 shtete, duke i konsideruar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahrejnin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Globalisht, pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar transit nëpër to dy javë përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi.

Check Also

Fëmija i katërt sërish vajzë, 30-vjeçaren e detyron bashkëshorti të abortojë

Ka tre vajza dhe bashkëshorti e detyroi që të abortonte vajzën e katërt. Kjo është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − 3 =