Nga Ridvan PESHKEPIA-
Kohë të mrekullueshme po jetojmë, teksa patriotët anembanë botës perëndimore po ngrihen kundër elitave liberale, kalbëzimit të sistemit liberal-demokrat dhe, në Europë, kundër sistemit politik të urryer të quajtur Bashkimi Europian. Në horizont janë shfaqur Frexit-i dhe Swexit-i, teksa presidenti francez Makron, i cili në garën presidenciale në Francë është 6 përqind pikë mbrapa kandidates së Bashkimit Popullor, Marinë lë Pen, pranon në këtë intervistë në BBC se nëse lejohet të votohet në një referendum, ka mundësi që francezët të votojnë për të dalë nga BE-ja (https://www.bbc.com/news/av/world-europe-42768466). Një sondazh më i fundit tregon se 53% e francezëve e mbështesin mbajtjen e një referendumi të tillë. Duket se shembja e BE-së do shpëtojë edhe Shqipërinë nga aventura politike e antarësimit në BE.