Home / Kulture / Francesco Petrarca (1304 – 1374) ATA: LIBRAT

Francesco Petrarca (1304 – 1374) ATA: LIBRAT

Nga Aurel PLASARI 

Kujton sot bota letrare datëlindjen e poetit Francesco Petrarca: e sjellin në kujtesë me poezi, rima, tekste letrare, duke zbritur libra nga raftet. Në kohën e tij, mes i shek. XIV, librat e shtypur, siç i njohim sot, nuk qenë shpikur ende, por librat ekzistonin dhe ja që njërën nga më të bukurat proza dashurie atyre ua pati përkushtuar pikërisht Petrarca:

“Pyes herë këta, herë ata, edhe më përgjigjen, edhe për mua këndojnë e flasin; njëri më zbulon të fshehtat e natyrës, një tjetër më jep këshilla të mira për jetën e për vdekjen, një i tretë tregon bëmat e veta e të të tjerëve duke më sjellë nëpër mend mot’n e shkuar. Kush me fjalë të hareshme ma largon trishtimin edhe, me shaka, m’u kthen të qeshurën buzëve të mia; të tjerë më mësojnë të duroj gjithçka, të mos dëshiroj asgjë, të njoh vetveten, mjeshtër paqeje, lufte, bujqësie, gojëtarie, lundërtarie; ata më ngrenë kur fatkeqësia më shemb përdhé, më vënë fre kur ma merr mendjen lumturia, edhe më kujtojnë që e gjitha ka një fund, që ditët rendin me të shpejtë edhe që jeta ikën. Edhe për kaq dhurata sa i vogël është shpërblimi që më kërkojnë: t’u hap derën e shtëpisë sime e të jetojnë me mua, ngaqë fati i lig u ka lënë në botë vetëm ndonjë strehë të rrallë dhe shumë pak miq trima”.

Nga: Rime, trionfi, e poesie latine, a cura di Ferdinando Neri, Ricciardi 1951.

 

Check Also

Yehuda Amichai (1924-2000)

Bardhyl LONDO- Poeti me i madh izraelit dhe nje nga me te medhenjte boterore i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 19 =