Home / Bota / Franca mbyll 81 shkolla pas evidentimit të rasteve të reja të infektimeve

Franca mbyll 81 shkolla pas evidentimit të rasteve të reja të infektimeve

Autoritetet franceze mbyllën 81 shkolla, pasi pati raste pozitive me Covid 19 mes nxënësve.

Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, tha se edhe 2100 klasa të tjera individuale janë mbyllur.

“Klasat mbyllen kur kanë të paktën tre raste”, – tha ai për televizionin “LCI’, shkruan “BBC”.

“Ne kemi rreth 1200 raste të reja Covidi te nxënësit krahasuar me javën e kaluar”, – shtoi ai.

Që nga gushti ka pasur një rritje të rasteve të koronavirusit në Francë. Universiteti i Rennes pezulloi mësimet këtë javë për studentët e vitit të dytë dhe të tretë të mjekësisë pasi 83 prej tyre rezultuan pozitivë.

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + seven =