Home / Aktualitet / (FOTO) “Isha pranë të bërit banor i një realiteti tjetër”, shkrimtari i njohur shqiptar fiton betejën me Covid-19

(FOTO) “Isha pranë të bërit banor i një realiteti tjetër”, shkrimtari i njohur shqiptar fiton betejën me Covid-19

Shkrimtari Mark Simoni ka fituar betejën me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Simoni përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se ishin ditët më të vështira të jetës së tij, e se ishte fare pranë vdekjes.

Simoni, që ka qëndruar i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” për më shumë se një muaj, tregon se si e ka përjetuar këtë eksperiencë.mark

Postimi i plotë:

PA ETIKË? ….

U ktheva. Një kthim i vështirë, duke dalë nga tuneli i errët i sëmundjes, vetëm një çast larg, ku unë isha fare pranë të bërit banor i një realiteti tjetër. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime.

Sa herë më është kujtuar një poezi, mos gaboj e Din Mehmetit TË VEGJËL SPITALET / Dhomat janë shumë të vogla, korridoret krejt të ngushtë, për t’i shpëtuar VDEKJES.

Ndoshta kjo fjalë e rëndë duhet të mos përdoret për arsye etike. Por edhe më etike se vetë etika është e vërteta. COVID është një Inteligjent i Zi, një rrezik kaq i madh e potencial, sa vetëm ajo fjalë paraqet rrezikun e tij të vërtetë.

Ndaj dhe ne si Shtëpi Botuese MUZGU, në alarm dhe respekt të mbrojtjes nga kjo flamë, kemi dhuruar rreth 200 maska të personalizuara, si një gjest për t’i rënë këmbanave të rrezikut.

Të vetmit në atë terrin tim prej 40 ditësh në spital, që më jepnin dritë dhe iluminim ishin qindra e qindra mesazhet tuaja që më vinin si bekim. Përulem dhe bie në gjunjë, para mesazheve, përshëndetjeve dhe urimeve tuaja, që më dhanë aq shumë frymë sa vetëm vetja ime e di dhe e ndjen. -shkruan Simoni

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 13 =