Home / Aktualitet / Foshnja humbi jetën nga Covid-19, ministria jep informacion: Vuante edhe nga sindroma e rrallë

Foshnja humbi jetën nga Covid-19, ministria jep informacion: Vuante edhe nga sindroma e rrallë

Mëngjesin e sotëm u raportua një lajm tronditës nga QSUT, ku një foshnje 16-muajshe nga Durrësi, e prekur nga COVID ndërroi jetë.

Foshnja ishte shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë pasi kishte edhe sëmundje të tjera të lindura.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor ka dhënë edhe informacion për këtë ngjarje tronditëse.

Sipas njoftimit, foshnja 16 muajshe po trajtohej në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për Sindromën Kawasaki, por gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve.

Fatkeqësisht foshnja nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së fëmijës që humbi jetën sot në pediatrinë e Tiranës, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar. Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore  Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Check Also

Brataj zbulon çfarë do të ndodhë kur të ezaurohen shtretërit

Skënder Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 6 =