Home / Aktualitet / Flet xhaxhai i Arjan Salës: Sa të qanin shumë nëna, sot po qan vetëm një

Flet xhaxhai i Arjan Salës: Sa të qanin shumë nëna, sot po qan vetëm një

Xhaxhai i Arjan Salës është shprehur ditën e sotme se familja e tyre e  vlerësonë të gjithë mbështetjen që shqiptarët kanë treguar ndaj tyre pa ngjyrime politike në një situatë të tillë.

“Sa të qanin shumë nëna sot po qan vetëm një, sa të qanin shumë baballar sot po qan vetëm një”- është shprehur ndër të tjera xhaxhai i Arjan Salës.

Nuk na lanë vetë të gjithë pa ngjyrime politike. Nuk duam ta politizojmë çështjen,kemi dhimbjen tonë që na shkatërron. Dekorimi i Arjan Salës është më ë e mira e mundshme që të na lehtësojë pak dhimbjen. Sa të qanin shumë nëna sot po qan vetëm një, sa të qanin shumë baballarë sot po qabë vetëm një. Dhe ju gazetarët  na keni ndihmuar që të na publikohet e gjithë ngjarja dhe dhimbja jonë. Kemi patur mbështetje nga të gjithë. “- tha për mediat xhaxhai i Arjan Salës.

Ditën e sotme në shtëpinë e të ndjerit Arjan Sala ka shkuar edhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj teksa u kanë dorëzuar familjarëve titulli “Dëshmorë I Atdheut”.

Kujtojmë që Sala sakrifikoi vetën për të shpëtuar 20 punonjës të tjerë gjatë një zjarri që ra në magazinën e një qendre tregtare./Opinion.al

Check Also

Mbylla e fushatës së PD, qindra makina ‘pushtojnë’ sheshin ‘Nënë Tereza’

Mijëra qytetarë dhe makina janë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në pritje të liderit të Partisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 15 =