Home / Aktualitet / Flet djali i Mancinit: Fati kishte një llogari të hapur me babanë, ja hajmalia që i dhashë para Europianit…

Flet djali i Mancinit: Fati kishte një llogari të hapur me babanë, ja hajmalia që i dhashë para Europianit…

Futbolli jep, futbolli merr, futbolli të ndëshkon, futbolli të shpërblen. Koha është gjithmonë shëruesja e gjithçkaje. 29 vite pas hidhërimit më të madh sportiv në historinë e futbollit të Sampdoria, Mancini kthehet në “Wembley”, për të luajtur një finale Europiani.

Kësaj radhe finalja i jep gëzim të jashtëzakonshëm trajnerit italian. Andrea Mancini, djali i trajnerit axurr, kishte ndjenja të mira që nga fillimi i “Euro 2020”. Sidoqoftë, i mbajti brenda vetes ato ndjenja për një fat të mirë. Dhe pas suksesit, ai shprehu gëzimin për mikrofonat e “Sky Sport”.

FATI – Djali ka të njëjtën qetësi si babai i tij. Një çështje e ADN-së: “Ne jemi të lumtur për shumë italianë që kanë kaluar momente të komplikuara, ishte shumë bukur t’ua jepje këtë kënaqësi. Një fitore epike, e vështirë të imagjinohej në fillim të turneut.

Në fillim të turneut unë fola së pari për Zvicrën, kur thashë se shoh shanse për të shkuar deri në fund dhe për ta fituar trofeun. Destini (fati) kishte një llogari të hapur me babanë. Unë mendoj se ekipi meritoi ta fitonte Europianin. Në fund të turneut e pashë babanë vërtet të emocionuar. Komplimenta, sepse me të vërtetë i meriton ato. Babai vendosi zemrën e tij në këtë ekip kombëtar, provoi se jeta gjithmonë të jep një shans të dytë”.

GRUPI – Një fitore e merituar e punës në grup, falë filozofisë së trajnerit. Ai krijoi një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh: “Unë besoj se në gara si kjo është e pamundur të fitosh pa mbështetjen e një grupi të bashkuar. Nëse ekipi krijon një familje, në planin afatgjatë fitoni.

Në fund të ndeshjes babai ishte shumë i emocionuar. Tri vite më parë tha se dëshironte të fitonte Kampionatin Europian dhe Botërorin. Në këto tri vite ka pasur pak momente të vështira, Italia ka grumbulluar 34 rezultate positive radhazi, barazoi Spanjën”.

BESYTNIA – Supersticioni është gjithashtu i pashmangshëm, një element thelbësor i kësaj skuadre kombëtare. “Para Europianit i dhashë babait një patkua ngjyrë blu. I thashë se do t’i sillte fat. Babai e futi në çantën e tij dhe e mori me vete në Europian. Tani do të jetë e rëndësishme të festojmë së bashku pas një muaj largësie”.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 16 =