Home / Aktualitet / Flasin familjarët e pacientëve te Shefqet Ndroqi: Ja pse sjellim ushqime

Flasin familjarët e pacientëve te Shefqet Ndroqi: Ja pse sjellim ushqime

Gazetarja e Fax News Fjona Çela ka qenë në spitalin Shefqet Ndroqi, i cili ëhstë në kapacitetet maksimale të pacientëve me Covid, ku shumë familjarë qendrojnë në hyrje të spitalit. Shumica e tyre thonë se shërbimi që marrin është mjaft i mirë, dhe mohojnë kategorikisht se kanë dhënë para, te personeli mjekësor që të kujdeset për të afërmit e tyre.

Disa nga dëshmitë e qytetarëve:

“Është më mirë vëllai, shumë mirë është shërbimi, nuk na kanë kërkuar asnjë gjë”.

“Unë të them të drejtën unë mbrëmë edhe sot kam pasur të shtruar, na kanë marrë ushqime, rrobat, tani pres të dhëna nga mjeku që do ta vizitojë. Nuk e di se ça do ndodhë më vonë”.

“Kam vëllanë të shtruar, është më mirë, ka 5-6 ditë i shtruar, deri tani jam i kënaqur”.

“Kam babanë 70 e ca vjeç aty, dhe thotë se shërbimi më mirë nuk ka ku të shkojë, nuk na e merrte mendja se këtu do të kishte kaq shumë rregull. Ne i dërgojmë atë ushqim që ai na kërkon, se në spital ka ushqim. Me mjekët flasim në telefon, dhe ditë pas dite na e tregon shkallën e gjendjes që është”.

Check Also

Vasilika Hysi nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit

Ditën e sotme gjatë prezantimit të programit “Drejtësia që duam” nënkryetarja e  kuvendit Vasilika Hysi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 8 =