Home / Analize / Flasin ekspertët e mjedisit: Natyra po na dërgon një mesazh. Duhet ta dëgjojmë,në të kundërt fundi mund të jetë fatal

Flasin ekspertët e mjedisit: Natyra po na dërgon një mesazh. Duhet ta dëgjojmë,në të kundërt fundi mund të jetë fatal

Sipas shefes se Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, Inger Andersen,natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës.

Njerëzimi po i bënte presione të tepërta botës natyrore me pasoja teper të dëmshme .Të mos kujdesesh për planetin do të thote të mos kujdesemi për veten tonë. Shkencëtarët kryesorë thanë gjithashtu se shpërthimi i Covid-19 ishte një goditje e qartë paralajmëruese, duke pasur parasysh se sëmundje shumë më vdekjeprurëse ekzistonin në jetën e egër, dhe se civilizimi i sotëm ishte “duke luajtur me zjarr”.

Ata thanë se eshte pothuajse gjithmonë sjellja njerëzore që  ndikon që sëmundjet të përhapen te njerëzit. Për të parandaluar shpërthime të mëtejshme, thonë ekspertët, si ngrohja globale ashtu edhe shkatërrimi i botës natyrore për bujqësi, miniera dhe banesa duhet të kete nje mase dhe kriter pasi po shkaterrohet natyra.

Ata gjithashtu u kërkuan autoriteteve t’i jepnin fund tregjeve të kafshëve të gjalla  të cilat ata e quanin “burmi ideal” për sëmundjet .

Andersen, drejtoresha ekzekutive e Programit të KB për Mjedisin, tha se përparësia e menjëhershme ishte mbrojtja e njerëzve nga koronavirusi dhe parandalimi i përhapjes së tij. Eshte shkaterruar habitati dhe biodiversiteti. Asnjëherë më parë nuk kanë ekzistuar kaq shumë mundësi që patogjenët të kalojnë nga kafshët e egra dhe ato shtëpiake te njerëzit, i tha ajo Guardian, duke sqaruar se 75% e të gjitha sëmundjeve infektive që shfaqen vijnë nga jeta e egër.

Kështu që unë mendoj se duhet ta marrim këtë si një e shenje paralajmëruese. Sjellja njerezore duhet te ndryshoje. Tregjet me kafshët e egra të gjalla duhen mbyllur pasi një treg në Kinë besohet të ketë qenë burimi i Covid-19.

Megjithatë, kjo duhet të bëhet globalisht. Ekzistojnë tregje te tilla në pjesën më të madhe të Afrikës nën-Sahariane dhe shumë vende të tjera aziatike gjithashtu. Kjo gje duhet te ndaloje. Duhet të shohim se çfarë natyra po përpiqet të na tregojë.Duhet ta degjojme ate.

 

Përshtati në shqip nga TheGuardian: Marjana Ciku
©Shtypi.net

Check Also

Presidenti i PE: Vendet e BE-së, duhet të arrijnë një marrëveshje, ose kriza ekonomike do të thellohet

Vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të arrijnë marrëveshje për një plan të rimëkëmbjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − fourteen =