Home / Showbizz / Fjoralba Ponari zbulon se riinfektimi me Covid është shumë i dhimbshëm

Fjoralba Ponari zbulon se riinfektimi me Covid është shumë i dhimbshëm

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar se është infektuar për herë të dytë me Covid-19. Ajo ka kryer testin, përgjigjen pozitive të të cilit e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. “Pyetje: Sa janë shanset nga 0 në Fjoralbë të riinfektohesh me Covid-19?”- shkruan ajo.

Sigurisht, ndjekësit janë bërë merak, ndaj moderatorja ia ka dhënë mundësinë e një bashkëbisedimi në Instagram.

Menjëherë Fjoralbën e kanë pyetur për shëndetin dhe simptomat, ndërsa ajo ka treguar se po vuan më shumë se herën e parë.

“Si po e kalon Covid-in? A është më e lehtë me antitrupat?”– e pyet dikush.

“Jo kur ke Covid 2.0. Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe.” – shkruan ajo, e cila tregon edhe simptomat:

“Tension i ulët (që s’më ka ndodhur kurrë) dhe humbje e balancës ( e justifikova me pagjumësinë dhe lodhjen në punë), më bënë të kisha dyshime, por prap më dukej e vështirë duke pasur parasysh që e kisha kaluar dhe sa e kujdesshme kam qenë. Pikat mbi “i” i vuri temperatura në darkë dhe dhimbja therëse e kockave.”

Fjoralba ka treguar se kanë kaluar 7 muaj nga infektimi i saj i parë, gjatë verës së vitit që lamë pas.

  

Check Also

“Vjen nga komuniteti rom dhe gjyshja e saj është magjistare”, Meri Murrizi reagon pas sulmeve në media

Meri Murrizi u kthye në vëmendje të mediave dy ditët e fundit. Sigurisht që u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =