Home / Kulture / Fjala për “emër” është e ngjashme në gjuhë që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën

Fjala për “emër” është e ngjashme në gjuhë që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën

Nga Astrit LULUSHI –
Fjala për “emër” është e ngjashme në gjuhë që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Por shumica e gjuhëve në të cilat fjala “emër” është e ngjashme nuk janë në të vërtetë aq të palidhura. Në shumicën e gjuhëve evropiane, fjala “nome” duket disi e ngjashme me anglishten “name” – kjo ngjashmëri rrjedh nga fakti që të gjitha gjuhët indo-evropiane janë të lidhura dhe rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët gjuhësor.
Por, po për gjuhët jo-indo-evropiane? Fjala japoneze është “neemu” ose “namae” dhe indonezishtja është “nama” – janë huazime nga sanskrishtja që u prezantuan nga misionarët hindu dhe budistë. “Nama” dhe “namae” vijnë direkt nga “naama” sanskrite “neemu”.
Në përgjithësi, fjalët e ngjashme për “emër” në fakt janë për shkak të një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me një gjuhë të përbashkët rrënjë, ose të huazimit prej saj, dhe jo nga origjina të ndryshme.
“Circe” në mitologjinë greke, forma e latinizuar “Kirke”, ndoshta do të thotë “skifter” në shqip. Në mitologji, “Circe” ishte një magjistare që ndryshoi ekuipazhin e Odiseut në derra, siç tregon Homeri. Odiseu e detyroi Circen që t’i ndryshonte përsëri, pastaj qëndroi me të për një vit para se të vazhdonte udhëtimin e tij.
Shqipja “skifter” nga latinishtja “accipiter” (zog grabitqar). “Sk” është ndikimi fillestar nga “shqiponjë”. Një tjetër fjalë shqipe, “mirakë” është sinonim për skifter, fajkua e sokol. Por është edhe “qift,-i”; shpend grabitqar, me krahë të zinj e me sqep të kthyer, që ushqehet me kafshë të vogla e me zogj: e morri si qifti, ose si Circe rrëmbeu Odisenë.

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + 6 =