Home / Aktualitet / Fitorja ndaj Kukësit, Daja: Nuk i diskutuam 3 pikët

Fitorja ndaj Kukësit, Daja: Nuk i diskutuam 3 pikët

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e thellë të Partizanit ndaj Kukësit. Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, tekniku kryeqytetas ka sqaruar edhe çështjen e Melos.

“E rëndësishme është ajo që bëjmë ne. Është fitorja e tretë radhazi. Kemi entuziazëm në ekip. Na çliroi goli i parë i Jasir Asanit. E kërkuam fitoren nga fillimi deri në fund dhe nuk e vumë asnjëherë në diskutim. E dinim që Kukësi, mund të na sillte probleme, pasi është ekipi që ka shënuar më shumë. Këto ishin orientimet e stafit. Lojtarët u impenjuam maksimalisht dhe kanë ardhur 3 fitore radhazi me gola. Kemi një moment të mirë, pavarësisht se kemi luhatje, kishim edhe sot, të cilat nuk janë të mira. Çdo ekip ka cilësi që të të hapë probleme. Gëzojmë një formë të mirë dhe ajo që është më e mira, është se po shënojnë sulmuesit.

Ne shpresojmë që çdo gjë të rregullohet me pandeminë dhe të shkojë mirë. Shpresojmë që të rikthehen sa më shpejt tifozët. Mundet që duke rujtuar distancën të jetë e mundur. Mendojmë se është një suport i madh për ne dhe çdo ekip tjetër.

Ibraimi në të ardhmen te Partizani? Atëherë, unë jam trajner fushe dhe nuk jam aktiv në rrjetet sociale. Ne nuk kemi arritur akoma, të marrim përgjigjet nga lojtarët që kemi te Partizani. Ato janë të parët që do ndërtojmë Partizanin për sezonin tjetër. Unë flas nëpërmjet fushës dhe rezultateve dhe jo nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kemi pasur rivalitet me Laçin gjatë gjithë sezonit. Ekipi që do jetë më me këmbë në tokë, do fitojë, shpresoj të jemi ne.

Melo? Nuk i marr unë vendimet. Melo një ditë para ndeshjes me Kastriotin ka dalë nga stërvitja i dëmtuar. Ka bërë eko dhe sipas specialistëve, u zbulua se nuk vuante nga dëmtimi. Përderisa e gjeti kurajon që të gënjejë dhe të largohet, e ka marrë përgjigjen.”, tha Daja.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − eight =