Home / Kryesore / Filozofi Jürgen Habermas refuzon çmimin prej 225 mijë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Filozofi Jürgen Habermas refuzon çmimin prej 225 mijë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Enver ROBELLI –

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë të ditur se i kanë ndarë filozofit gjerman Jürgen Habermas çmimin Sheikh Zayed Book Award. Vlera e çmimit është 225 mijë euro. Habermas ishte shpallur “Personalitet kulture i vitit”. Të dielën Habermas ka njoftuar përmes shtëpisë së tij botuese gjermane Suhrkamp se e refuzon çmimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të lidhjeve të institucionet që e ndan këtë çmim me sistemin e atjeshëm politik. Sistemi i atjeshëm politik, këtë nuk ka nevojë ta thotë Habermas fare, është e kundërta e vlerave që përfaqëson filozofi i madh gjerman. Habermas, 91-vjeçar, tha se në aspektin afatgjatë beson në fuqinë iluminuese të fjalës kritike, po qe se kjo fjalë depërton në dritën e opinionit publik.

Check Also

Me letra fallco, si po trafikon krimi i organizuar shqiptarët drejt Anglisë

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 3 =