Home / Kryesore / FILLIMI I DITES SOT

FILLIMI I DITES SOT

Rudolf Marku
Marr ne telefon kompaninë e Energjisë, EDF, për të paguar dy faturat e tremuajshit të fundit, atë të Gazit e të Elektrikut. Më jep kënaqësi mendimi që t’i marr ne telefon ditën e fundit të afatit, jo më parë e as më pas. Pas një ore pritjeje në telefon, një zë gruaja më siguron se Kompania EDF është e betuar që të mbrojë intereresat e klientëve. -Ndjehem shumë i lumtur nga EDF- i them. Më pyet për emërin, ditëlindjen, adresen, sa vite ka që jetoj në këtë adresë, sa fëmijë kam, profesionin. . Ia kujtoj me takt se ka harruar të më pyes për numërin e këpucës. Shoes size. -Jo shoes size, Mr. Marku- më thotë. -Ah- i them- në mos shoes size, të paktën shirt size. – Not necessarily – më përgjigjet me butesi. I them se jam nga Alaska dhe nga profesioni jam Eksplorator gjeografik, se kam 24 femijë, të gjithë të martuar që kanë nga ana e tyre nga 24 fëmijë secili. -Nga emëri je i huaj- më thotë. E di se nga standarti anglez, kjo ështe në pakënaqësi jo e vogël. I jap leximin e metrit. Meter reading. Pas një minute pauzë më tregon shumën që kam për të paguar. Bëj pagesen me kartë. I them se Kompania juaj është aq e miërsjellshme, sa kurrë nuk harron të më jap një referencë të pageses on-line. -Mr. Marku- më thotë- sapo kemi vënë një system të ri, dhe ai nuk jep referencen e pageses. – Sistemi juaj i vjetër kishte mbi 20 vite që ma ka dhënë refencen e pageses.- ia kujtoj me takt- ishte një system për të cilin askush nuk kishte as dhe ankesen më të vogël. E kuptoj nga ngurrimi i zërit se bashkëbiseduesja ime e EDF është vënë në pozitë jo të këndëshme. Përpiqem menjeherë ta çliroj nga ndenja e fajit. – Është nga Covidi- I them- has nothing to do with you!- Kam lexuar se Covid prek sytemin e aparateve dhe vetë mendjet njerëzore. – Are you sure? – më pyet e lumtur për këtë zgjidhje që i dhashë bisedes tonë. – Natyrisht. Njëri nga fëmijët e mi punon në Silicon Valley- I them. Paras se të ndahemi, e pyes nëse ka mirësinë që dhe ajo të më tregoj emërin e saj. Jo ditëlindjen, as adresen, as numërin e telefonit dhe as numërin e këpucëve. -Arabella- më thotë. -Ah, i them- Arabella e nursery rhymes? Si Little Arabella Miller? Ia kujtoj se Arabella është emër holandez. I huaj. Dutch name. Po mos u mërzit- i them.Emëri yt do të thotë Bukuroshe. Beautiful. – Nuk e dija- më thotë. I them se jam i sigurt se ajo vete eshte shume e bukur. E ndjej prej zerit te saj. Up to your name! – You made my day! – me thote e lumturuar. – Edhe pse është emër i huaj- i them, duke ia uruar njëri tjetrit ditën më të mirë të jetës.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 11 =