Home / Aktualitet / “Fiku televizorin sapo pa që Xhaka ishte kapiten”, Evra zbulon prapaskenat

“Fiku televizorin sapo pa që Xhaka ishte kapiten”, Evra zbulon prapaskenat

Arsenali u mund në shtëpi ditën e djeshme nga Burnley, përveç këtij fakti në shënjestër të mediave të huaja ka përfunduar mesfushori Granit Xhaka. Futbollisti nga Gjilani, i cili është pjesë e kombëtares së Zvicrës, bëri një gjest antisportiv, duke i futur duart në fyt njërit prej lojtarëve kundërshtarë.

Normalisht kjo nuk mund të falej nga arbitri dhe në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë komentet kundër Xhakës. Një mendim në lidhje me atë që ndodhi e ka dhënë edhe francezi Patrice Evra, në Sky Sport.

“Nëse do të isha në vend të Arteta, nuk do të më plaste nëse Xhaka do të vinte me duart lart dhe do të thoshte ‘Më falni djema’. Nuk kam asgjë kundër Xhakës, por është koha që ai të thotë ‘Kam bërë mjaftueshëm këtu, po lëndoj fansat, shokët e skuadrës dhe trajnerin. Më lini të iki’”, është shprehur Evra.

Ai nuk është ndalur me kaq: “Po flasim për Xhakën dhe unë do t’ju tregoj një histori të shpejtë. Thierry Henry një ditë më ftoi në shtëpinë e tij. ‘Eja Patrice, do të shikojmë ndeshjen e Arsenalit’ më tha. Ai ndezi televizorin dhe imazhi i parë që në doli në ekran ishte Xhaka duke udhëhequr Arsenalin, me shiritin e kapitenit në krah. Thierry Henry fiku televizorin direkt.

I thashë se çfarë ndodhi dhe me tha ‘nuk mund ta shikoj ekipin tim me Xhakën kapiten të skuadrës’. Nuk e pamë ndeshjen, nisëm të flisnim për shumë gjëra të tjera. Kjo tregon gjithçka në lidhje me atë që mendojnë legjendat e këtij klubi për të. Ai përsëri e la ekipin e tij në baltë.

Ne e kemi kritikuar edhe Pepe shumë, por me Xhakën nuk është hera e parë. Më kujtohet dy vite më parë kur thashë për Arsenalin se është një ekip me fëmijë. Ai doli direkt e tha ‘Patrice nuk është hera e parë që flet për ne’.

Më kujtohet ndeshja e radhës, ai u zëvendësua, hoqi bluzën dhe e hodhi përtokë. Mjaftonte aq për Xhakën. Mendoj se tifozët e Arsenalit kanë parë mjaftueshëm nga ai”, u shpreh francezi, i cili për tetë sezone ka qenë pjesë e rëndësishme e Manchester United dhe ka provuar të fitojë shumë trofe.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Ja pse ia hodhi hetimit të SPAK Manastirliu

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + six =