Home / Aktualitet / Fier/Dy të dyshuar me COVID-19 në fshatra(Vladimir Muçaj)

Fier/Dy të dyshuar me COVID-19 në fshatra(Vladimir Muçaj)

Sipas burimeve tona nga drejtuesit lokalë në qarkun e Fierit, mësohet se një grua në fshatin Poçem të njësisë administrative Mallakastër është e dyshuar me koronavirus.

Ajo ka histori udhëtimi me Greqinë javën e fundit. Mjeket i kanë marrë tampon dhe pritet përgjigja ndërsa ajo është e izoluar në banesë. Rasti i dytë i dyshuar është shfaqur në Frakull të bashkisë Fier.

Një burrë rreth 55 vjeçar pa histori udhëtimesh ka shfaqur komplikacione. Pas telefonatës tek 127-a pritet që atje të shkoje ekipi per ekzaminim mjekësor si dhe për të marrë kampion analizash.

Qarkullimi ditën e sotme në qytetin e Fierit është shumë i kufizuar në automjete dhe këmbësorë.

Check Also

Vaksina “provë” kundër Covid-19 në SHBA/Eksperti nga Qendra për Kërkime Farmaceutike: Më e rëndësishmja që kemi bërë ndonjëherë…

Studiuesit amerikanë kanë nisur një tjetër provë të një vaksine eksperimentale për COVID-19, duke përdorur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =