Home / Aktualitet / Feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot Agnesa Vuthaj

Feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot Agnesa Vuthaj

Bukuroshja Agnesa Vuthaj është një ndër vajzat më të ndjekura në rrjete sociale dhe vjen herë pas here në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e saj private.

Pozat e Agnesës në Instagram tërheqin jo pak vëmendjen, teksa ajo shfaqet gjithmonë e kuruar deri në detaje dhe e kombinuar plot stil.

Fotot e saj na tregojnë gjithmonë freskinë dhe stilin e veçantë të Agnesës, e cila ka “sfiduar” vitet dhe ka ruajtur rininë si një 20-vjeçare.

Sot, modelja është vajza e ditëlindjes dhe jemi të bindur që s’keni për ta gjetur sa vjeç mbush!

Agnesa ka lindur më 8 shkurt të vitit 1986 dhe sot mbush plot 35 vjeç! E besoni dot?

Ajo nuk e tregon fare moshën që ka dhe me siguri të gjitha vajzat e kanë zili!

Bukuroshja është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale. Vetëm disa muaj më parë në mediat rozë bëri bujë një lajm se Agnesa ishte në lidhje me një biznesmen indian, 57-vjeçar. Mirëpo Agnesa i hodhi poshtë të gjitha aludimet, duke u shprehur se me të kishte marrëdhënie shoqërore dhe se nuk do të zgjidhte kurrë një të huaj për ta pasur si partner.

Ndërkohë e ftuarmë herët në emisionin “NIN”, ajo është shprehur se lajmet që kanë dalë në media kanë qenë tendecioze dhe që tregojnë hapur se sa shoqëri paragjykuese jemi ne.

“Unë kam reaguar për të goditur fenomenin, sepse lajmet që dolën ishin shumë seksiste. Nuk besoj se do të shkruhej e njëjta gjë nëse do të fotografohej një djalë në po të njëjtin avion privat me një biznesmen dhe këtu dalim tek ajo shoqëria paragjykuese”, tha modelja.

Duke folur për jetën e saj private ajo tregoi se gjithmonë ka qenë në lidhje me meshkuj që nuk janë pjesë e showbizit, sepse ka dashur që këtë pjesë ta mbajë jashtë larg vëmendjes mediatike. Ndërsa kur u pyet për statusin e saj aktual, Agnesa u shpreh: “Jam e mbushur me dashuri”, duke qeshur.

Ndërsa në pjesën “Ndaje ose haje”, modelja tha se lidhjet e saj të dashurisë kanë qenë shumë të shkurtra dhe se më e gjata ka zgjatur rreth 1 vit./IconaStyle

 

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 14 =