Home / Aktualitet / Festa në lokal kundër rregullave të COVID, e pëson keq pronari në Krujë

Festa në lokal kundër rregullave të COVID, e pëson keq pronari në Krujë

Një pronar lokali në Krujë është proceduar penalisht pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar festa në lokalin e tij.

Është proceduar penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Ky shtetas, pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë”, thotë policia.

Check Also

Paloka hedh poshtë zërat se do të jetë drejtues politik në qarkun e Durrësit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli në një lidhje live për Fax News për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − eight =